Vjen formula, ja si duhet ta përdorni kosin për trajtimin e infeksioneve

Shëndetësia

Vjen formula, ja si duhet ta përdorni kosin për trajtimin e infeksioneve

Më: 9 maj 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Më shumë se gjysma e grave në botë vuajnë të paktën një herë në jetë nga infeksionet urinare dhe të organeve gjenitale.

Në pjesën më të madhe të rasteve, këto infeksione shkaktohen nga mikroorganizmi Candida albicans.

Në trupin e njeriut mund të gjenden plot 20 lloje të ndryshme të Candidas.

Simptomat kryesore të këtyre infeksioneve përfshijnë: kruarjet, djegiet, sekrecionet dhe dhimbjet gjatë urinimit.

Këto simptoma shfaqen kryesisht për shkak të shumimit të baktereve në rrugët urinare dhe në organet gjenitale.

Këto infeksione mund të trajtohen në mënyrë efikase edhe nëpërmjet medikamenteve të caktuara, por ato shfaqen sërish.

Përveç trajtimeve me medikamente, shumë ekspertë këshillojnë përdorimin e kosit për të penguar shumimin e organizmave të lartpërmendur.

Kosi, ai i shtëpisë normalisht, është i pasur me probiotikë, ose siç njhen ndryshe bakteret e mira.

Ndër bakteret më të mira që ofron kosi janë lactobacillus, acidophilus dhe bifidobacterium.

Këto baktere të mira gjenden edhe në stomak, traktin urinar dhe në organet gjenitale.

Ekspertët në Finlandë kanë zbuluar se gratë dhe vajzat që hanë tre ose më shumë racione kos në javë, përballen me më pak infeksione urinare dhe të organeve gjenitale, në krahasim me ato që nuk hanë kos.

Sipas tyre, konsumi i rregullt i kosit rikthen balancën e baktereve të mira në organizëm dhe pengon shfaqjen e infeksioneve.

Sipas ekspertëve të tjerë të fushës, kosi mund të përdoret edhe në pjesën e jashtme të lëkurës dhe pranë organeve gjenitale për të lehtësuar simptomat, kryesisht të djegies dhe kruarjes, por edhe për të luftuar infeksionin.

Për shembull, ju mund ta përdorni kosin në mbrëmje dhe të shpëlaheni me ujë të ngrohtë të nesërmen në mëngjes.

Megjithatë, sipas ekspertëve, kosi i vetëm që duhet përdorur për një aplikim të tillë është ai i shtëpisë dhe jo ato të marketeve, me apo pa yndyrë, me apo pa sheqerna të shtuara.

Produkte të tilla nuk funksionojnë kundër infeksioneve që shkaktohen nga Candida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat