Trutë miniaturalë ofrojnë informata për autizmin

Shëndetësia

Trutë miniaturalë ofrojnë informata për autizmin

Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Kuptimi i sëmundjeve si autizmi dhe skizofrenia që prekin zhvillimin e trurit ka qenë sfidues për shkak të kompleksitetit të sëmundjeve dhe vështirësisë për studimin e proceseve të zhvillimit në indet njerëzore.

Në një studim të botuar në zhurnalin 'Cell', hulumtuesit kanë bërë hapa drejt një tejkalimi të këtyre sfidave duke i shndërruar qelizat e lëkurës nga pacientët me autizëm në qeliza amë dhe duke i rritur ato në tru të vegjël në një enë, gjë që ka zbuluar mekanizma të papritur të sëmundjes.

"Në vend se të fillojmë nga gjenetika, ne kemi filluar me biologjinë e vetë çrregullimit për ta pasur një dritare në gjenom", ka thënë autorja udhëheqëse e studimit Flora Vaccarino, profesoreshë e psikiatrisë së fëmijëve dhe e neurologjisë në fakultetin e mjekësisë në Jejl. Hulumtuesit kanë shndërruar qelizat në qeliza amë pluripotente të induktuara të cilat më pas janë zhvilluar në tru miniaturalë.

Këta të ashtuquajtur "tru organoidë" janë vetëm disa milimetra në diametër por kopjojnë bazat e zhvillimit të hershëm të trurit, duke korresponduar muajt e parë të zhvillimit. Kur hulumtuesit i kanë analizuat organoidet e pacientëve, ata zbuluan rrjete të ndryshuara për gjenet që kontrollojnë zhvillimin nervor. Suksesi i qasjes sugjeron se metoda e njëjtë mund të përdoret për arritje deri te informatat për sëmundje të tjera deri te të cilat nuk ka qenë e mundur të arrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat