Rregullat e arta për ata që vuajnë nga tensioni

Shëndetësia

Rregullat e arta për ata që vuajnë nga tensioni

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

"Unë kam tension të lartë."

Këto fjalë thuhen me lehtësi, por shumëkush nuk e di se çfarë sjell ai me vete. Dhe aq më pak, se me tensionin e gjakut nuk duhet bërë shaka. Vlerat normale të tensionit të gjakut janë 120 me 80. Gjatë kontrollit mjekësor shpesh matet së pari tensioni i gjakut. Dhe jo vetëm në rastet, kur pacienti shkon te internisti, apo kardiologu. Matja e tensionit është kontroll rutinë, sepse rastet e hipertensionit, apo tensionit të lartë të gjakut janë të shpeshta.

Çfarë kuptimi kanë dy vlerat?

Ne matjen e tensionit të gjakut shfaqen gjithmonë dy vlera: vlera më e ulët quhet diastolike një lloj tensioni bazë, që ushtrohet vazhdimisht në enët e gjakut. Vlera më e lartë quhet sistolike: "Zemra rreh rreth 60 deri 80 herë në minutë".

Çdo herë pompohet një vëllim i caktuar në sistemin e qarkullimit të gjakut. Ne kemi vlerën më të lartë, kjo është vlera maksimale, menjëherë pasi zemra ka derdhur gjakun në sistemin e qarkullimit, dhe kemi vlerën më të ulët, ajo krijohet, sepse zemra bën pauza të vogla.

Zemra pompon gjakun në enët e gjakut me një farë presioni dhe furnizon kështu trupin me oksigjen. Enët e gjakut janë fleksibel, ato mund të zgjerohen dhe të tkurren. Kur tensioni i gjakut në arterie është gjithmonë i lartë, enët e gjakut humbasin pikërisht këto veçori: ato nuk janë më aq elastike, kësaj i shtohen edhe kalcifikimi i tyre. Organet nuk furnizohen më mjaftueshëm me gjak. Sistemi delikat i enëve të gjakut dëmtohet dhe mund të shkaktojë hemoragji cerebrale, infarkt në zemër, si dhe dëmtim të veshkave.

Rregulla të arta:

- Redukto përdorimin e kripës!

- Përpiqu, të bësh më shumë lëvizje fizike. Lëvizja është një aktivitet shumë i efektshëm për uljen e tensionit.

- Pi më pak alkool!

- Ul peshën. Pesha e trupit dhe tensioni i gjakut shkojnë paralel me njëra-tjetrën. Rritet pesha e trupit, rritet tensioni. Reduktohet ajo, ulet përsëri tensioni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat