Perimja të cilën e injorojmë pa të drejtë

Shëndetësia

Perimja të cilën e injorojmë pa të drejtë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Speci është një perime shumë e dobishme për shëndet edhe pse shpesh, disi sikur nuk ia dimë kimetin. Përpos që ka shije të mirë, speci lehtë kultivohet. 100 g spec të freskët përmbajnë 92% ujë, 6 gramë karbohidrate, 0.99 gramë proteina, 0.3 gramë yndyrë dhe i 1.2 gramë fibra dietale.

Specat janë burim i mrekullueshëm i vitaminave A, C dhe B6. Ata janë të pasur edhe me thartirë folike, fibra dietale, vitaminë B2, thartirë pantotenike, niacinë dhe kalium, si dhe vitaminë K, mangan, vitaminë B dhe magnez.

Specat përmbajnë 4 herë më shumë vitaminë C sesa portokajtë dhe mbi 30 substanca ushqyese nga grupi i karotenoideve.

Ja disa nga dobitë e përdorimit të rregullt të specave: - E ngrisin imunitetin - Lehtësojnë simptomat e sindromës premenstruale - Nxisin prodhimin e kolagjenit - E përmirësojnë shikimin - Mbrojnë nga kanceri i prostatës - E ngrisin disponimin - Nxisin rritjen e flokëve - Përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen në peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat