Stërvitja e rregullt ul rrezikun e infektimit me COVID-19

Shëndetësia

Stërvitja e rregullt ul rrezikun e infektimit me COVID-19

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Stërvitja e rregullt jo vetëm që na ndihmon të kemi peshën e duhur  por na mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, por është gjithashtu një metodë për të zvogëluar  infektimin me Covid.

Sipas të dhënave të hulumtimit nga Departamenti i Mjekësisë i Universitetit të Torontos, njerëzit mund të mbrohen në mënyrë efektive jo vetëm nga virusi SARS-COV-2 që shkakton koronavirusin por edhe të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes.

Sigurisht, frekuenca e stërvitjes është shumë e rëndësishme: “Një nga zbulimet më të reja është se kushdo që ka një nivel të moderuar të aktivitetit fizik është më i mbrojtur”, sipas Rebecca Christensen.

Me të gjitha ato përfitime që sjell stërvitja e rregullt, nuk është për t’u habitur që aktiviteti fizik zvogëlon ashpërsinë e simptomave të Covid, kështu nëse vrapi është pjesë e rutinës tuaj, atëherë ju jeni të mbrojtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat