Pse gratë duhet të flenë më shumë se burrat? Ja cilat janë arsyet

Shëndetësia

Pse gratë duhet të flenë më shumë se burrat? Ja cilat janë arsyet

Më: 28 maj 2021 Në ora: 07:10
Ilustrim

Burrat dhe gratë kanë nevoja të ndryshme të trupit. Kur bëhet fjalë për nevojat fizike, përmbushjen emocionale apo sigurinë financiare, ata ndryshojnë në çdo aspekt. Studimet kanë treguar se gratë janë më të prirura ndaj çrregullimeve të gjumit, depresionit, pagjumësisë etj.

Si rezultat, mendja e tyre ka nevojë për më shumë pushim sesa burrat. Jo vetëm në bazë të gjinisë, por grupmosha gjithashtu çon në luhatje të orarit të gjumit. Gratë kanë nevojë për 7-9 orë gjumë mesatarisht. Disa arsye pse një grua ka nevojë për më shumë gjumë sesa një burrë.

Oraret e mbingarkuara

Gratë kanë një orar më të ngarkuar sesa burrat. Jo vetëm që administrojnë punët e shtëpisë por edhe jetën e tyre profesionale. Në fakt, kur një grua shtrihet për të fjetur, ajo ka një vrull të vazhdueshëm miliona gjërash në mendjen e saj. Kjo e lodh atë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Prandaj, ato kërkojnë më shumë gjumë sesa burrat.

Ndryshimet hormonale

Kur bëhet fjalë për ndryshime hormonale, gratë përjetojnë vuajtjet më të mëdha duke nisur nga puberteti, shtatzania, lindja dhe menopauza. Përveç kësaj, ato kanë shumë ndryshime hormonale të cilat ndikojnë në shëndetin e tyre të përgjithshëm. Kjo lodh trurin dhe trupin e tyre. Si rezultat, trupi i tyre kërkon më shumë gjumë.

Nevoja për pushim

Epo, të gjithë e dimë, asnjë grua nuk është në pushim edhe të dielave. Ajo ose po i shërben familjes ose po bën punën e saj. Kur nuk pushojnë, ato meritojnë pak gjumë shtesë.

Multitasking

Gratë janë “multi-taskers”. Ato bëjnë gjëra të shumta në të njëjtën kohë dhe humbin më shumë energji sesa burrat. Një studim ka treguar se gratë duhet të flenë për të paktën 20 minuta më shumë se burrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat