Mësimet e dy epidemive: Cila ishte përgjigja ndaj COVID-19 dhe HIV / AIDS

Shëndetësia

Mësimet e dy epidemive: Cila ishte përgjigja ndaj COVID-19 dhe HIV / AIDS

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Urgjenca për të prodhuar një vaksinë anti-Covid për t’i dhënë fund pandemisë ka rritur përpjekjet e të gjithë shkencëtarëve në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, duhet të theksojmë faktin se ende nuk kemi adresuar plotësisht epideminë që ka shkatërruar komunitetet që kur u raportua rasti i parë  në 40 vite- HIV / AIDS.

Pabarazia midis reagimit të shpejtë të qeverisë dhe kujdesit shëndetësor është e rrënjosur në diskriminim racor dhe mënyrat  sesi popullatat e margjinalizuara, përfshirë komunitetin LGBTQ, neglizhohen.

Paralelet mes HIV / AIDS dhe pandemisë COVID-19 janë të ngjashme pasi personat  më të rrezikuar janë njerëzit me ngjyrë. Personat me ngjyrë në SHBA përfshijnë 43 përqind të rasteve me HIV dhe  30 përqind të të gjitha rasteve me COVID-19, megjithëse përfaqësojnë 13 përqind të popullsisë.

Për më tepër, 50 përqind e personave me ngjyrë homoseksualë dhe biseksualë janë më të rrezikuar nga HIV. HIV është më i përhapur në komunitetet transgjinore, me pothuajse gjysmën e të gjitha grave transgjinore që janë të infektuara me HIV / AIDS.

Pavarësisht hapave të rëndësishëm në avancimin për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj HIV / AIDS-it, pabarazitë janë të dukshme edhe sot. Pabarazitë shëndetësore në komunitetet me ngjyrë ushqehen nga faktorët socialë si statusi socio-ekonomik, strehimi, transporti, punësimi dhe racizmi i institucionalizuar në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Në fillimin e viteve 1980, frika dhe keqinformimi formësuan narrativën që dha shkas për stigmën e HIV / AIDS, diskriminimin dhe margjinalizimin e komuniteteve LGBTQ. Ndërsa shkalla e vdekshmërisë së lidhur me HIV u rrit gjatë viteve 1980 dhe fillimin e  viteve 1990, aktivistët LGBTQ dhe njerëzit që jetojnë me HIV nisën përshpejtimin për zhvillimin e trajtimeve efektive.

Kjo çoi në financimin e organizatave, zhvillimin e programeve federale, si Akti i Strehimit për personat me AIDS dhe më shumë se dy duzina agjentësh dhe terapish të kombinuara që bota ka për të trajtuar HIV sot, raporton abcnews.al

Vetëm në vitin 2012 , Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi përdorimin e profilaksisë për të ulur mundësinë e infektimit me HIV, 30 vite pas shfaqjes së tij. Urgjenca e dobët e adresimit të epidemisë është tregues i përgjigjes të vonuar për t’i dhënë përparësi personave me  ngjyrë  që kanë qenë historikisht të përjashtuar në vijat e para të pandemisë.

Kjo tregon një të vërtetë të dhimbshme: Kur normat e transmetimit dhe niveli i vdekshmërisë bie tek të bardhët, po kështu bie edhe shuma e investimeve nga institucionet. Zhvillimi i vaksinave është një proces i gjatë dhe i mundimshëm, shpesh zgjat 10 deri në 15 vite, por komuniteti mjekësor dhe shkencor u përpoq të zhvillonte jo vetëm një, por tre vaksina të aprovuara nga FDA brenda një viti për të luftuar COVID -19.

Shkenca ka bërë një rrugë të gjatë, megjithatë ne kemi zbuluar se pabarazia vazhdon të jetë e pranishme në kategorinë e personave që vaksinohen. Ndërsa COVID-19, si HIV / AIDS, nuk diskriminon racën, identitetin gjinor ose orientimin seksual, sistemi  i kujdesit shëndetësor e bën diçka të tillë dhe studimet kanë zbuluar se numri i Amerikanëve me ngjyrë të vaksinuar është më i ulët se i amerikanëve të bardhë.

Gjatë vitit të kaluar, angazhimi për t’i dhënë fund një epidemie ka përshpejtuar inovacionin shkencor; por gjithashtu kemi vënë re se  40 vite më vonë, lufta për t’i dhënë fund HIV / AIDS është ende mesh nesh.Dhe ne duhet të pranojmë se si lufta e vazhdueshme për t’i dhënë fund kësaj epidemie është ngulitur në racizmin sistematik dhe homofobinë, të gjitha këto kanë minimizuar përpjekjet për komunitetet më të prekura, raporton abcnews.al

Pamundësia për t’i dhënë fund këtyre epidemive është një dështim moral si një shoqëri. Bota u ka  borxh të mbijetuarve dhe aktivistëve të cilët vazhdojnë të përballen me pasojat e racizmit dhe homofobisë,  një sistem shëndetësor me cilësi të lartë për të gjithë njerëzit dhe reformim të këtyre sistemeve në mënyrë që të mund të ndërtojmë një botë të lirë nga HIV / AIDS. /The Hill/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat