Vaj ulliri dhe Aloe Vera, kura e shëndetshme për lëkurë

Shëndetësia

Vaj ulliri dhe Aloe Vera, kura e shëndetshme për lëkurë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Vaji i ullirit dhe Aloe vera janë dy përbërës mjaft të shëndetshëm për lëkurën e njeriut. Aloe Vera e përthith shumë mirë vajin e ullirit. Vaji i Ullirit është  i pasur me vitaminat E, A, dhe K që janë shumë të dobishme për organizmin, ndërsa aloe vera është përshkruar prej shekujsh si “bima e përjetësisë”.

Duke bashkuar vajin e ullirit me xhelin e aloe verës ju mund të prodhoni një solucion ushqyes për lëkurën.

Përgatitja

Për këtë ju nevojitet një gjethe e madhe e aloe verës dhe dy lugë gjelle me vaj ulliri. Përzieni xhelin e brendshëm të gjethes me vajin e ullirit në mikser dhe kremin përdoreni çdo mëngjes dhe në mbrëmje. Ky krem krejt natyral do t’i japë lëkurës shkëlqim dhe elasticitet.

Verat e tjera të aloe verës

Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut. Këto veti e bëjnë këtë bimë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat dhe në fuqizimin e sistemit imunitar. Kjo bimë e mrekullueshme, përmban 20m nga 22 amino acidet esencialë për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.

Aloe vera forcon sistemin tretës dhe ofron një alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti. Mënyra më e rekomandueshme është që të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpinë tuaj.

Kombinojeni xhelin në lëngjet tuaja të preferuara të frutave dhe perimeve ose pijeni veçmas. Shija e xhelit mund të jetë pak e athët dhe e hidhur, por mund ta përzieni edhe me pak mjaltë dhe të përfitoni vlera të shumëfishta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat