A e keni kaluar Coronavirusin? E tregojnë edhe shenjat në thonj

Shëndetësia

A e keni kaluar Coronavirusin? E tregojnë edhe shenjat në thonj

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Siç është shkruar shumë herë, simptomat kryesore të infeksionit Covid-19 janë ethet, kolla, lodhja dhe humbja e shijes dhe nuhatjes, si edhe shenja në lëkurë.

Megjithatë, ekziston dhe një pjesë tjetër e trupit, e cila tregon nëse e keni kaluar apo jo koronavirusin: thonjtë.

Sipas shkencëtarëve Vassilios Vassiliou, pedagog Universitetin e Mjekësinë Kardiovaskulare Athinë dhe studiuesit e mjekësisë në Universitetin e Jugut të Anglisë Nikhil Aggarwal dhe Subothini Sara Selvendran, në një studim të botuar në revistën ‘The Conversation’, njoftojnë se në një numër të vogël pacientësh me Covid-19, thonjtë deformohen dhe ndërrojnë ngjyrë.

Bëhet fjalë për një shenjë të kuqe në formën e gjysmë hënës, sipër pjesës së bardhë të thoit.

Mendohet se kjo simptomë  paraprin simptomave të tjera të Covid-19.

“Simptoma  të tilla janë përgjithësisht të rralla dhe deri më tani nuk janë vërejtur aq afër bazës së thonjve, kështu që shfaqja e një shenje të tillë mund të jetë një tregues ekskluziv i infeksionit të koronavirusit “, theksojnë ekspertët.

Mekanizmi prapa  shenjës së gjysmëhënës, megjithatë, mbetet i paqartë.

Sipas ekspertëve, nëse ekziston një lidhje shkakësore, është e rëndësishme të mbani mend se jo të gjithë të sëmurët me Covid-19 kanë simptoma të tilla në thonjtë e tyre dhe se anomalitë e tilla nuk do të thotë domosdoshmërisht se dikush është i sëmurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat