Lajmëroni mjekun menjëherë nëse keni këto simptoma!

Shëndetësia

Lajmëroni mjekun menjëherë nëse keni këto simptoma!

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Shumica e personave të infektuar me virusin e Nilit perëndimor, që te njerëzit përcillet përmes mushkonjave, paraprakisht kanë konsumuar mish të shpezëve të prekura. Rreth 90 për qind e të prekurve me këtë virus nuk kanë fare simptoma të sëmundjes.

Te disa të tjerë simptomat ngjasojnë me gripin: temperaturë trupore, e cila rritet shpejt, të pranishme janë edhe dhimbjet e kokës dhe lodhja, si dhe dhimbje në fyt, shpinë, muskuj dhe nyja. Te disa individë, sidomos te personat e moshuar, virusi i Nilit Perëndimor mund të shkaktojë sëmundje serioze, e cila ndikon në indet e trurit.

Kur shkaktohet infeksioni në tru,atëherë kjo kërkon hospitalizim të menjëhershëm.

Nëse shfaqen shenja si temperaturë e lartë, plogështi e muskujve, nevojitet që menjëherë të kërkoni ndihmën e mjekut. Simptomat e këtij varianti të gripit janë dhimbjet e kokës, qafa e frenuar, nuk mund të orientoheni si duhet, komë, tremë, plogështim i muskujve dhe paralizë. Pasi që kjo gjendje në rastet serioze mund të shkaktojë dëmtimin e nervave, di të jetë vdekjeprurëse, nganjëherë shkakton edhe humbjen e kujtesës, vështirësi gjatë ecjes dhe depresion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat