​Çfarë ndodh në trup kur ju mungon hekuri?

Shëndetësia

​Çfarë ndodh në trup kur ju mungon hekuri?

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Hekuri është një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për trupin.

Vegjetarianët dhe veganët duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë sasisë së hekurit sepse nuk hanë mish, dhe është burimi më i mirë.

Hekuri është thelbësor për qelizat e kuqe të gjakut, nëse nuk sillni sa duhet në trup mund të ndjeni pasoja të pakëndshme ose anemi. Është një gjendje në të cilën nuk ka mjaft qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut në trup që lidhin oksigjenin me veten e tyre.

Mungesa e hekurit gjithashtu mund të shkaktojë probleme të përhershme shëndetësore nëse nuk trajtohet në kohë. Disa nga simptomat që mund të përjetoni nëse keni mungesë hekuri janë:

Ndiheni i lodhur dhe i ngadaltë

Nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur mund të ndiheni të lodhur dhe letargjik. Kur nuk ka hekur të mjaftueshëm në trup, nuk ka oksigjen të mjaftueshëm, gjë që na bën të ndjehemi të lodhur dhe të ngadaltë.

Ju keni dhimbje koke

Shenjat e para të mungesës së hekurit janë zakonisht lodhja dhe dhimbja e kokës. Hekuri është i domosdoshëm që të kemi nivele të mjaftueshme të hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut.

Ju ndjeni dobësi të muskujve

Hekuri është thelbësor sidomos për atletët për të cilët durimi është i rëndësishëm. Nivelet e ulëta të hekurit mund të çojnë në një funksion më të dobët të muskujve dhe kapacitet të kufizuar aerobik dhe mund të ndikojnë në performancën dhe rikuperimin pas një stërvitje.

Duart dhe këmbët tuaja janë të ftohta

Detyra kryesore e hekurit është të ndihmojë në bartjen e oksigjenit në muskuj, organe dhe qeliza. Pa marrje adekuate të hekurit, mund të shfaqen anemi, lodhje ekstreme, lodhje muskulore, gulçim dhe duar dhe këmbë të ftohta.

Marramendje

Ju mund të ndjeheni të trullosur sepse truri juaj nuk po merr oksigjen të mjaftueshëm që i nevojitet për të funksionuar normalisht.

Thonj të brishtë dhe lëkurë të zbehtë

Ky fenomen mund të jetë një pasojë tjetër e mungesës së hekurit. Kështu i përgjigjet trupi anemisë, shkruan Eat This.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat