Vaji i origanos më e shëndetshme dhe që shëron pothuajse gjithçka

Shëndetësia

Vaji i origanos më e shëndetshme dhe që shëron pothuajse gjithçka

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Kjo bimë mesdhetare është një ndër më shërueset në botë, e sidomos vlerësohet vaji i saj, që fitohet nga llojet e origanos së egër. Shkencëtarët grekë përmes hulumtimeve kanë vërtetuar se vaji i organos ndikon kundër 25 baktereve të ndryshme.

Ndikon kundër shumicës së baktereve që shkaktojnë infeksionet në zorrë të trashë dhe në traktin urinar, tifon, kolerën, të thatin dhe infeksionet në lëkurë. Pos se shkatërron bakteret, vaji i origanos ka efekt të fortë kundër viruseve, e mbron edhe nga gripi dhe ftohjet.

Përmes tri studimeve të bëra nga dr. Paul Belaiche, është vërtetuar se vaji i organos vret 92 për qind të baktereve si stafilokoki dhe 96 për qind të pneumokokit.

Fakte për përbërjen shëruese të vajit të organos ka gjithnjë e më shumë. Midis të gjitha bimëve të tjera, vetëm vaji i organos kishte ndikuar te "Candidu albicans", "E-coli", Salmonella dhe "Pseudomonas aeruginosa". Vaji i organos përmban acidin e rozmarinës, që është antihistaminik dhe antioksidues më i fortë se vitamina E. Acidi i rozmarinës më së shumti përdoret në shërimin e reaksioneve alergjike, astmës bronkiale, artritit reumatoid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat