Kjo pije rrit rrezikun e kancerit të gjirit deri në 80 përqind

Shëndetësia

Kjo pije rrit rrezikun e kancerit të gjirit deri në 80 përqind

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Konsumi i qumështit shoqërohet me një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit, sipas një studimi të kryer nga Universiteti Loma Linda. Sipas shkencëtarëve, dhe sasi të moderuara të qumështit mund të rrisin rrezikun për kancerin e gjirit deri në 80 përqind.

“Ky studim siguron prova të forta se qumështi ose ndonjë faktor tjetër i lidhur ngushtë me konsumin e tij është shkaku i kancerit të gjirit tek gratë.“, tha autori kryesor i studimit, Gary E. Fraser. Të dhënat tregojnë se konsumi i 1/3 së filxhanit të qumështit në ditë shoqërohet me një rrezik të rritur me 30 përqind.

Për një filxhan qumësht, rreziku rritet deri në 50 përqind ndërsa ata që konsumojnë dy deri në tre në ditë në 80 përqind. Shkencëtarët thonë se arsyet e mundjshme që shpjegojnë lidhjen midis kancerit dhe qumështit mund të jetë përmbajtja e hormoneve.

Kanceri i gjirit tek gratë është shpesh i varur nga hormoni, dhe marrja e qumështit dhe proteinave të tjera shtazore ka qenë e lidhur me nivele më të larta të një hormoni në gjak të quajtur faktor i rritjes si insulinë-1 (IGF-1), i cili është mendohet se promovon lloje të caktuara të kancerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat