A mund të infektoheni me variantin Delta nëse e keni pasur tashmë koronavirusin?

Shëndetësia

A mund të infektoheni me variantin Delta nëse e keni pasur tashmë koronavirusin?

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Njerëzit të cilët më parë kishin virusin COVID-19 po pyesin se sa janë të mbrojtur nga varianti i ri i virusit Delta.

Imuniteti i fortë në shumë raste i mbron njerëzit nga rinfektimi edhe në ato raste kur prekeni nga ndonjë virus tjetër, ju mund t’i keni simptomat më të lehta nëse imuniteti i juaj është i fort.

Disa ekspertë po këshillojnë njerëzit që kanë pasur COVID-19 të marrin një dozë të antitrupave, shkruan Healthline.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, njoftoi këtë javë se Delta tani është varianti më dominues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke llogaritur afërsisht 51 përqind të të gjitha rasteve të reja.

Vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson funksionojnë mirë kundër viruseve përfshirë edhe Deltën, veçanërisht kur bëhet fjalë për parandalimin e sëmundjeve të rënda.

“Ne e dimë që rinfektimi nuk është një dukuri e zakonshme, të paktën në periudhën afatshkurtër me variantin origjinal të virusit”, tha doktor Amesh Adalja, një studiues i vjetër në Johns Hopkins Center për Sigurinë Shëndetësore dhe një ekspert i sëmundjeve infektive.

Një studim nga Klinika Cleveland që gjurmonte rastet në punëtorët e kujdesit shëndetësor zbuloi se shkalla e riinfektimit është më e ulët nëse ju kujdeseni për imunitetin tuaj deri në pikën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat