Çfarë është 'diarreja e periodave' dhe si ta trajtoni!

Shëndetësia

Çfarë është 'diarreja e periodave' dhe si ta trajtoni!

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Nuk është shumë e këndshme, por është normale që të keni diarre para dhe gjatë periodave. Ndryshimet e njëjta hormonale që bëjnë që mitra juaj të kontraktohet, mund të ndikojnë gjithashtu në traktin gastrointestinal. Ndonëse zakonisht nuk ka asgjë për t'u shqetësuar, ka disa hapa që mund të merrni për të parandaluar dhe zvogëluar diarrenë (dhe dhimbjet) e periodave.

Pse ndodh

Ekspertët nuk e dinë saktësisht pse disa njerëz kanë diarre gjatë periodave dhe të tjerët jo. Shumica besojnë se është e lidhur ngushtë me një rritje të hormoneve të quajtura prostaglandina, të cilat lirohen para ciklit.

Prostaglandinat shkaktojnë kontraksione dhe ndonjëherë shkaktojnë tkurrje në zorrët, të cilat mund të shoqërohen një sërë simptomash, përfshirë diarrenë. Ato gjithashtu zvogëlojnë shkallën e absorbimit të ushqimit në zorrë, gjë që e bën ushqimin të kalojë nëpër zorrën e trashë më shpejt. Prostaglandinat gjithashtu mund të rrisin sekrecionet e elektroliteve, të cilat mund të çojnë në diarre.

Një studim i vitit 2014 ku përfshiheshin 156 gra zbuloi se dhimbja e barkut dhe diarreja ishin simptomat më të zakonshme të lidhura me ciklin menstrual. Gratë me ndjenja depresioni dhe ankthi raportuan nivele më të larta simptomash.

Çfarë të bëni?

Së pari, sigurohuni që po pini shumë lëngje për të luftuar humbjen e lëngjeve nga diarreja. Si rregull i përgjithshëm, ju keni pirë mjaftueshëm lëngje kur urina juaj është e verdhë e zbehtë.

Përveç kësaj, shmangni ushqimet që përkeqësojnë diarrenë si:

- ëmbëlsues artificialë
- kafeina
- bulmet
- ushqime pikante
- ushqime me shumë sheqer

Në raste të rralla, mund të zbuloni se keni nevojë të merrni ilaçe kundër diarresë pa recetë siç është loperamidi. Mund të provoni gjithashtu të merrni një qetësues të dhimbjeve, të tillë si ibuprofen.

Këshilla të tjera të rëndësishme:

Merrni 10 minuta kohë për të medituar. Kjo mund t'ju ndihmojë të përqendroni mendjen tuaj ditën ose natën. Nëse nuk jeni i sigurt se nga t'ia filloni, provoni të përdorni një aplikacion meditimi.

Vendosni një orë gjatë natës ku thjesht fikni gjithçka. Qëndroni larg telefonit, televizorit dhe çdo drite blu. Kjo do ju qetësojë mendjen dhe do ju zvogëlojë stresin. 

Lëvizni. Stërvitja ndihmon në lehtësimin e stresit, edhe nëse është vetëm një ecje 15-minutëshe.

Kur duhet të shihni një mjek? Në momentin që dhimbjet janë të padurueshme dhe diarreja, së bashku me simptoma të tjera, po ju pengon së bëri aktivitete normale, një vizitë te mjeku është e këshillueshme. Megjithatë, edhe nëse nuk keni dhimbje të mëdha, ju mund t'i drejtoheni mjekut gjithsesi, për të qenë të sigurt për shëndetin tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat