Shenjat e kancerit cervikal të cilat duhet t’i dijë çdo femër

Shëndetësia

Shenjat e kancerit cervikal të cilat duhet t’i dijë çdo femër

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 14:29
Ilustrim

Kanceri i qafës së mitrës dikur ishte një nga kancerët më të shpeshtë te femrat. Pas vitit 1950 kur filloi përdorimi i Pap-testit – incidenca e kancerit të qafës së mitrës filloi të bie. Kanceri i qafës së mitrës është një shembull kryesor që zbulimi i hershëm dhe trajtimi i duhur mund të shpëtojë jetë, pasi që femrat zakonisht nuk përjetojnë simptoma derisa sëmundja të bëhet invazive dhe të përhapet në indet tjera.

Nëse keni ndonjërën nga 10 simptomat e mëposhtme, konsultoni gjinekologun:

1. Gjakderdhje pas marrëdhënies seksuale

Nuk është normale të keni gjakderdhje pas marrëdhënies seksuale, kështu që nëse e përjetoni këtë, flisni menjëherë me mjekun tuaj. Mund të jetë një shenjë e kancerit të qafës së mitrës ose një lloj infeksioni.

2. Gjakderdhje pas menopauzës

Nëse keni kaluar tashmë në menopauzë, gjakderdhja nuk është normale. Nëse e përjetoni këtë, flisni menjëherë me mjekun tuaj për simptomat.

3. Gjakderdhje midis periudhave menstruale

Njollosja mund të jetë një shenjë e një numri çështjesh shëndetësore, disa lehtësisht të rregullueshme, por disa shumë më serioze. Sido që të jetë, nëse e përjetoni këtë, duhet ta lajmëroheni te mjeku juaj.

4. Gjakderdhje pas dushit

Kjo nuk është normale. Flisni me mjekun tuaj menjëherë nëse përjetoni gjakderdhje pas dushit pasi mund të jetë një shenjë që kanceri i qafës së mitrës është përhapur në indet e tjera.

5. Gjakderdhje pas një ekzaminimi gjinekologjik

Një ekzaminim mund të jetë paksa i pakëndshëm, por nuk duhet të shkaktojë gjakderdhje. Nëse e përjetoni këtë, bisedoni me mjekun tuaj për ta parë më tej.

6. Keni gjakderdhje menstruale më të shprehur se zakonisht

Ashtu si shumë nga simptomat, edhe kjo kjo mund të jetë e ndërlikuar. Ndonjëherë gratë madje përjetojnë gjakderdhje menstruale më të shprehur me ndryshimin e stinëve, për shembull. Por nëse vini re se menstruacionet tuaja janë më shumë se normalisht, është diçka që duhet ta paraqisni te mjeku juaj. Profesionistët mjekësorë mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni shkakun.

7. Periudhat që zgjasin më shumë se zakonisht

A keni vërejtur se menstruacionet tuaja zgjasin më shumë se zakonisht? Flisni me mjekun tuaj për simptomat, pasi mund të jetë një shenjë e kancerit të qafës së mitrës.

8. Sekrecion i pazakontë vaginal

Ju e dini se çfarë është normale për ju dhe trupin tuaj. Nëse vini re se sekrecioni juaj vaginal ka një ngjyrë tjetër, është shumë më i shtuar se normalja ose ka pak gjak në të, duhet të flisni me mjekun tuaj.

9. Dhimbje gjatë seksit

Dhimbja gjatë seksit vaginal mund të jetë një tregues që kanceri i qafës së mitrës është përhapur në indet e tjera. Nëse e përjetoni këtë, flisni me mjekun tuaj për simptomat që të përpiqeni të identifikoni problemin.

10. Dhimbje e komblikut

Nëse përjetoni dhimbje të komblikut, kjo mund të jetë një shenjë që kanceri i qafës së mitrës është përhapur në zona të tjera jashtë qafës së mitrës. Flisni me mjekun tuaj për dhimbjen që po përjetoni.

Ndani me miqtë tuaj rëndësinë e zbulimit të hershëm, si dhe shenjat dhe simptomat e kancerit të qafës së mitrës.

Spitali Kestrina ofron kujdes të specializuar dhe cilësor për shëndetin e gruas dhe fëmijës. Spitali në krye me Dr. sci. Fehmi Ahmetin ofron diagnostikimin dhe trajtimin e plotë të të gjitha patologjive të organeve riprodhuese të femrës, përfshirë kancerin e organeve gjenitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat