A mund ta bëni vaksinën në një nga ditët e ciklit menstrual?

Shëndetësia

A mund ta bëni vaksinën në një nga ditët e ciklit menstrual?

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Tani që vendi është i furnizuar me vaksina dhe thuajse të gjithë kanë mundësinë ta bëjnë, është normale të shtrohen pyetje të ndryshme. Ndër to, një nga më të zakonshme është edhe “a mund ta bëj vaksinën gjatë ciklit menstrual” apo se si do ndikojë vaksina tek periodat.

Për të parën, ekspertët thonë se “nuk kanë nevojë ta planifikoni vaksinën gjatë kohës kur jeni ose jo gjatë periodave”.

Sistemi imunitar nuk ndikohet sa duhet as nga vaksina kundër Covid-19 dhe as nga cikli menstrual, kështu që planifikimi i tyre nuk është i nevojshëm. Në fakt, vonimi i vaksinimit për shkak të ciklit thjesht do zgjasë kohën kur ju jeni të pambrojtur, pa ndonjë përfitim të njohur.

Menstruacionet janë një proces kompleks dhe mund të ndikohen nga shumë gjëra, të tilla si ndryshimet mjedisore, stresi, gjumi dhe një sërë ilaçesh. Kur sistemi juaj imunitar po punon shumë sepse jeni vaksinuar ose jeni të sëmurë, mund të përjetoni ndryshime në mënyrën se si reagon endometriumi. Në këtë mënyrë është e mundur që vaksina të ndikojë disi te mesnstruacionet.

Por, ajo që duhet të keni parasysh është se sa herë që shihni një grup të madh njerëzish, gjithmonë do ketë disa që përjetojnë ndryshime te cikli. Për shembull, nëse shikoni një milion njerëz që pinë ujë sot, do të ketë disa njerëz që kanë përjetuar ndryshime në ciklin e tyre menstrual. Kjo nuk do të thotë që pirja e ujit shkakton ndryshime në ciklin menstrual – është thjesht ajo që ndodh kur shikoni një numër të madh njerëzish. Nga qindra miliona vaksina që jepen në të gjithë botën, do të ketë disa njerëz që përjetojnë ndryshime në ciklin e tyre menstrual gjithashtu. Çelësi është të kuptoni nëse e shkakton vaksina dhe nëse është diçka për t’u shqetësuar. Studiuesit janë të bindur se vaksina është e sigurt dhe se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të sugjeruar se duhet të ketë shqetësime mbi ndryshimet e mundshme në ciklin menstrual. Për më tepër, ekspertët mjekësorë vazhdojnë të pohojnë se vaksina e Covid-19 nuk ndikon tek fertiliteti.

Lajmi i mirë është se çdo ndryshim që përjetoni në ciklin tuaj menstrual pas marrjes së vaksinës është i përkohshëm, kështu që kjo nuk duhet të jetë një arsye për të mos u vaksinuar. Sidoqoftë, gratë me shqetësime të caktuara duhet të flasin me mjekun e tyre pasi ciklet mund të vonohen/ndryshojnë edhe për arsye të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat