Si ta dini nëse nivelet tuaja të stresit janë normale

Shëndetësia

Si ta dini nëse nivelet tuaja të stresit janë normale

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 07:08
Foto ilustrim

Stresi është një dukuri e përditshme për shumicën e njerëzve, por shpeshherë mund të sjellë shenja paralajmëruese për diçka më të thellë.

“Stresi është një përgjigje normale njerëzore ndaj çdo gjëje fizike ose emocionale që e ngarkon personin”, ka thënë Dr. Gail Saltz, profesor klinik i psikiatrisë në Nju Jork.

Stresi në vetvete nuk është i keq, por bëhet toksik kur nuk shpërndahet pasi të ketë përfunduar situata stresuese.

Nga ana tjetër, nëse stresi juaj zgjidhet pasi situata të ketë mbaruar dhe ju jeni në gjendje të funksiononi në nivelin tuaj optimal në punë dhe shkollë, mund të jetë vetëm ai, stresi, andaj sipas Saltz, në këtë situatë s’keni pse shqetësoheni.

Por nëse dyshoni se mund të keni stres kronik i cili nuk kalon kur të përfundojë një situatë në të cilën ndodheshit, atëherë duhet të kërkoni ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor, pasi ka rrezik të kaloni në depresion ose ankth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat