Ja si ndikon konsumi i akullores para gjumit

Shëndetësia

Ja si ndikon konsumi i akullores para gjumit

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 10:11
Foto Ilustrim

Konsumi i tepërt i akullores mund të çojë në shtim në peshë, sëmundje të zemrës, dhe gjithashtu mund të prishë mikroflorën e traktit tretës. 

Sidoqoftë, është edhe më e rrezikshme të hani këtë ëmbëlsirë freskuese pak para gjumit.

Kohët e fundit ekspertët kanë konfirmuar se ka edhe një anë tjetër negative të konsumimit të akullores, veçanërisht nëse ju pëlqen ta hani para gjumit, sepse mund të ndikojë në cilësinë tuaj të gjumit.

Një studim në veçanti zbuloi se njerëzit që hanin më pak dhe konsumonin më shumë kalori, veçanërisht në formën e sheqernave të shtuar, flinin më keq. 

Studimi konfirmoi teorinë se sheqeri është shkaku kryesor i cilësisë së dobët të gjumit.

Kur temperatura e trupit tonë është e ulët kjo do të thotë se po hyjmë në gjumin më cilësor dhe më të thellë. 

Sidoqoftë, nëse hamë ushqime të mbushura me sheqer para se të shkojmë në shtrat, temperatura e trupit tonë është më e lartë dhe është më e vështirë të bësh një gjumë të thellë.

Një lloj akulloreje është veçanërisht problematike. Bëhet fjalë për akulloren me çokollatë.

 Përveç gjithë këtij sheqeri, ai gjithashtu përmban kafeinë dhe teobrominë - një antioksidant që vepron si stimulues dhe na mban zgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat