Studimi: Delta dyfishon rrezikun për t’u shtruar në spital tek të pavaksinuarit

Shëndetësia

Studimi: Delta dyfishon rrezikun për t’u shtruar në spital tek të pavaksinuarit

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Për të pavaksinuarit, infektimi me variantin delta të koronavirusit dyfishon rrezikun e shtrimit në spital në krahasim me llojin alfa të mëparshëm mbizotërues. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar. Në kuadër të studimit, një numër pacientësh janë kontrolluar për llojin alfa ose delta të virusit nga 29 marsi deri më 23 maj 2021.

Në studim morën pjesë 43,338 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 8,682 kishin variantin Delta dhe 34,656 të tjerë me shtame alfa, dhe shumica në të dy grupet ishin të pavaksinuar (74%). Mosha mesatare në llojin delta ishte 29 vjeç (48.9% femra), ndërsa në llojin alfa ishte 31 vjeç (51.7% femra).

Rreziku i shtrimit në spital brenda 14 ditëve ishte më i lartë për të infektuarit me Delta. Përkatësisht, rreziku për të vizituar klinikat ambulatore ishte më i lartë për llojin delta sesa për alfa.

Kur të dhënat u analizuan në bazë të vaksinimit, atëherë rreziku i shtrimit në spital për të pavaksinuarit mbeti më i lartë për llojin delta si për të vaksinuarit 21 ditë pas dozës së parë , megjithatë në këtë grup, pa qenë statistikisht i rëndësishëm.

Si përfundim, profesorët e EKPA thonë se infektimi me delta i personave të pavaksinuar dyfishon rrezikun e shtrimit në spital, krahasuar me variantet e tjera të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat