Nëse ju dhembë shpina, problemi mund të jenë dhëmbët

Shëndetësia

Nëse ju dhembë shpina, problemi mund të jenë dhëmbët

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Nëse ndieni dhembje në shpinë, nuk duhet menjëherë të shkoni në masazh. Trupi i njeriut është ndërtuar ashtu që brenda tij të jetë çdo gjë e lidhur.

Stomatologët theksojnë që shkaktarin e dhembjes së shpinës patjetër duhet ta kërkoni te dhëmbët

Ekspertët e mjekësisë besojnë që gjendja e gavrës së gojës ndikon në qëndrim. Te njerëzit kafka gjendet në unazën e parë cervikale, ndërkaq harqet e dhëmbëve në pozitë të mbyllur, mbajnë peshën e kafkës.

Pesha goxha e madhe e kokës është e shpërndarë në mënyrë të barabartë nëpër dhëmbë. Më të mëdhenjtë dhe më të fortët janë dhëmballët, në ta vendoset ngarkesa më e madhe, ndërkaq dhëmbët e parë janë më të hollë, sepse shërbejnë vetëm për ngrënien e ushqimeve.

Peshën më të madhe e bartin dhëmballët, prandaj dhëmballët e parë janë më të mëdhenj, ndërsa i dyti dhe i treti më të vegjël. Me këtë radhë, pesha e kafkës edhe shpërndahet në ta.

Nëse dhëmbët kanë lartësi të pamjaftueshme për shkak të rregullimit të keq apo mungesës së dhëmbëve, pesha ndryshon. Presioni bie në dhembët e tjerë, i shkatërron, ndërkaq kafka e mbajtur në mënyrë jo të barabartë shkakton çrregullim në qëndrim.

Nëse disa dhëmbë janë prishur apo u mungojnë, atëherë kafka nuk mundet në tërësi të peshojë mbi harqet e dhëmbëve dhe peshën e vet e vendos në kurriz, gjë që shkakton shtypje.

Shtylla kurrizore, duke pasur ngarkesë të vazhdueshme, fillon të zvogëlohet dhe ajo manifestohet me patologji të ndryshme – me lakim, shtrëngim të muskujve, bën presion në organet e brendshme, arterie, inde të kërcit.

Si rezultat i këtyre kompresioneve shfaqet sindroma e dhembjes dhe sëmundjet kronike.

Si të mbrohet shpina?

Për të drejtuar qëndrimin dhe për të eliminuar dhembjen e shpinës, nevojitet që:

 Të forconi muskujt e stomakut dhe të shpinës;

 Përmirësoni dhëmbët, nëse ju mungon ndonjë dhëmb vendosni implante.

Për të qenë kafshimi i drejtë, patjetër duhet të merrni frymë nëpër hundë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat