Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, shenjë e një gjendje të pashërueshme

Shëndetësia

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, shenjë e një gjendje të pashërueshme

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

uajtja e dhimbjes në pjesën e poshtme të shpinës mund të jetë shenja se keni një gjendje të pashërueshme dhe mjekët u kanë bërë thirrje njerëzve që të bëjnë vizita.

Dhimbja e shpinës është një problem i zakonshëm në mesin e të rriturve, disa prej tyre duke i dëmtuar vazhdimisht për vite me rradhë.

Sipas organizatës CreakyJoints, rreth gjashtë përqind e njerëzve me dhimbje kronike përfundojnë duke marrë një diagnozë të spondiloartritit axial, ose shkurtimisht SpA aksial, shkruan The Sun.

Kjo dhimbje ka tendencë të fillojë në adoleshencën e vonë, por mund të duhen mbi tetë vjet për t’u diagnostikuar.

E lënë pa u trajtuar, një gjendje e tillë mund të bëjë që rruazat në shpinë të bashkohen duke i bërë aktivitetet e përditshme shumë të dhimbshme.

Ndryshe, në rastet më të këqija, në trup mund të formohet një kockë e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat