Shkaqet më të zakonshme të dhimbjes në gjoks

Shëndetësia

Shkaqet më të zakonshme të dhimbjes në gjoks

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 06:55
Foto ilustrim

Cilado qoftë madhësia ose forma, gjoksi është gjithmonë një zbukurim i bukur i trupit të një gruaje. Por, ato shpesh mund të dëmtohen për shumë arsye, disa të pritshme, të tilla si menstruacionet, dhe krejtësisht të papritura, siç është kafeja

Dhimbja në gjoks mund të ndodhë për disa arsye, p.sh., madhësia e sytjenave, por, nuk do të jetë një tregues i kancerit të gjirit sepse dhimbja nuk është një nga simptomat e saj.

“Shumica e kancerit të gjirit nuk shkaktojnë dhimbje,” thotë Diane Young, një obstetër dhe gjinekologe në Qendrën e Shëndetit Familjar Willoughby Hills të Klinikës Cleveland për Shëndetin e Grave.

Tani që ‘shpirti ynë është në paqe’ duhet të pyesim veten – çfarë shkakton atëherë dhimbje gjoksi?

Më poshtë janë shkaqet më të zakonshme të dhimbjes në gjoks dhe mënyrat për t’i hequr ato.

Menstruacionet

Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes në gjoks vjen nga ndryshimet e hormoneve gjatë menstruacioneve – veçanërisht rënia e niveleve të estrogjenit që pason ovulimin, thotë Young.

Kjo dhimbje, e njohur edhe si dhimbje ciklike, shkon me ënjtjen dhe butësinë e gjinjve, e cila është e njohur për të gjitha gratë që kanë pasur menstruacione të paktën një herë në jetën e tyre.

Nëse kjo dhimbje është e fortë tek ju, konsultohuni me një gjinekolog për marrjen e pilulave të kontrollit të lindjes, të cilat do të parandalojnë ovulimin dhe do të mbajnë nivelet e estrogjenit të qëndrueshëm.

Nëse dhimbja në gjoks ndodh pas një stërvitje që përfshin shtytje ose ngritje peshe mbi dhe rreth gjoksit, ka shumë të ngjarë një dëmtim nga stërvitja e tepërt ose shtrirja e muskujve të kraharorit vetëm nën gji, thotë Young.

Kjo dhimbje është vetëm e përkohshme dhe varet nga sa gjatë dhe intensivisht keni ushtruar, dhe mund të ndihmoni veten me disa ilaçe kundër dhimbjeve dhe kompresa të ngrohta ose të ftohta në vendin e lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat