Hulumtim për birrë i cili do të jetë i këndshëm për meshkujt

Shëndetësia

Hulumtim për birrë i cili do të jetë i këndshëm për meshkujt

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Birra ka shumë përfitime shëndetësore, nëse pihet në sasi të kufizuara. Shumë kanë zakon të pushojnë me një gotë birrë të preferuar në shtëpi pas një dite të vështirë dhe stresuese. Përveç këtij efekti relaksues, birra ka shumë përfitime të tjera shëndetësore, siç dëshmohet nga studime të ndryshme shkencore.

Shkencëtarët thonë se gjysmë litër birrë në ditë është sasia maksimale në mënyrë që të ndihemi më mirë në trupin tonë. Këto janë arsyet pse është mirë të pini birrë, natyrisht në sasitë e rekomanduara.

Birra zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit

Mundësia e zhvillimit të diabetit është më e ulët tek njerëzit që pinë rregullisht birrë në krahasim me ata që nuk e pinë, tregoi një studim i publikuar në Shoqatën Evropiane për Studimin e Diabetit. Gjegjësisht, ata që pinë një deri në gjashtë birra gjatë javës, kanë një shans 21 për qind më të ulët për të zhvilluar këtë sëmundje, thonë ekspertët.

Birra forcon trurin dhe kockat

Sipas një studimi, njerëzit që pinin disa birra ishin 30 për qind më të shpejtë në zgjidhjen e enigmave sesa homologët e tyre të matur, për shkak të një përbërësi shumë të rëndësishëm që gjendet në birrë. Ekspertët thonë se birra përmban silikon, i cili ndihmon në ruajtjen e aftësive njohëse, por edhe kockat.

Përmbajtja e silikonit në një formë biologjikisht të pranueshme në birrë është aq e lartë saqë konsumi i tij në sasi të moderuar mund të ketë një efekt të dobishëm në shëndetin e kockave, shpjegoi hulumtimi i shkencëtarëve i botuar në American Scientific Journal of Food and Agriculture.

Birra ul presionin e gjakut

Pirja e birrës në mënyrë të moderuar mbron zemrën dhe gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Një studim i 70,000 grave të moshës 25 deri në 42 vjeç tregoi se ato që pinin sasi të moderuara të birrës kishin presion më të ulët të gjakut sesa gratë që pinin sasi të moderuara të verës ose pijeve të tjera alkoolike.

 Birra pastron dhëmbët tuaj

Edhe pse është një fakt i njohur se alkooli mund të lërë njolla më të errëta në dhëmbë, birra në fakt i pastron ato. Sipas hulumtimit të botuar në Journal of Biomedicine and Biotechnology, birra mund të parandalojë formimin e baktereve në gojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat