Si të hiqni problemet me alergjinë në polen?

Shëndetësia

Si të hiqni problemet me alergjinë në polen?

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Secili që vuan prej alergjive pranverore e di sa e pakëndshme është kjo.

Në vijim ju paraqesim zgjidhjen që mund t'ju ndihmojë shumë. Mbusheni frigoriferin me jogurt dhe rregullisht e konsumoni në këtë periudhë kohore, sepse kjo pije jo vetëm se e forcon sistemin imun, por edhe e përmirëson metabolizmin, si dhe zbut të kruarat dhe teshtitjet te njerëzit që janë alergjik ndaj polenit.

Shkencëtarët amerikanë kanë testuar 1.900 pacientë që kanë vërtetuar teorinë e tyre se konsumimi i jogurtit zbut simptomat e alergjisë në polen. Ata kishin zbuluar se probiotikët nga jogurti ndikojnë në zbutjen e reaksioneve alergjike.

Ekipi i shkencëtarëve nga Tenensi besojnë se jogurti i ndihmon çdo të pestit person që vuan nga alergjitë në polen.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat