e higjienës orale është shumë e dëmshme edhe për të prekurit nga diabeti. Goja e thatë krijon një habitat perfekt për rritjen e mikrobeve dhe baktereve të ndryshme. Në rast se nuk keni mundësi të lani dhëmbët mbani gjithmonë me vete fill dentar dhe çamçakëz pa sheqer.
Stresi është një ndër armiqtë kryesor të shëndetit. Presioni i lartë që na bëhet çdo ditë dhe marrëdhëniet emocionale e tendosura nxisin stresin. Mungesa e higjienës orale krijon inflamacione të ndryshme në gojë që më pas ndikojnë në shfaqjen e stresit.
Moslarja e dhëmbëve dëmton gjithashtu zemrën tuaj,më saktë pllakëzat e gjakut dhe arteriet. Lani dhëmbët çdo ditë që të shmangni mundësinë e shfaqjes së atakut kardiak dhe hemoragjisë cerebrale.
Sipas Organizatës Botërore Shëndetësore, mungesa e higjienës orale kalb indet lidhëse mes dhëmbëve, duke dobësuar në këtë mënyrë sistemin imunitar të trupit. Humbja e eshtrave (osteoporoza) që shoqëron pleqërinë lidhet ngushtë me moslarjen e dhëmbëve.