Një sëmundje e rrallë seksualisht e transmetueshme është gjithnjë e në rritje

Shëndetësia

Një sëmundje e rrallë seksualisht e transmetueshme është gjithnjë e në rritje

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 14:13
Ilustrim

Një sëmundje seksualisht e transmetueshme, e cila thuhet se mund të shkaktojë dëmtimin e indeve të trupit, thuhet se është në rritje në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Zakonisht gjendet në vende si India, Brazili dhe Guinea e Re, sëmundja Donovanosis është regjistruar për herë të parë në Angli në 2018-ën, por tani rastet janë gjithnjë e në rritje, siç raportohet nga Daily Record.

Infeksionet zakonisht ndodhin në zonën gjenitale, por thuhet se mund të shfaqen edhe rreth hundës, gojës dhe gjoksit. Thuhet se ka katër lloje të Donovanosis-it, përfshirë ulcerat e kuqe të lëkurës që rrjedhin gjak kur preken.
 
Daily Record raporton se pa trajtim, ulcerat mund të rriten në madhësi dhe bakteret e tjera gjithashtu mund t'i sulmojnë ato, të cilat më pas gjenerojnë një erë të pakëndshme.

Ekspertët thanë tha se simptomat e SST -së normalisht shfaqen brenda një muaji nga kontakti seksual me një person të infektuar.

"Shenjat e hershme janë gunga rreth organeve gjenitale ose anusit që rriten në madhësi dhe marrin një pamje të kuqe të fortë. Këto mund të zhvillohen në ulcerë që, pa trajtim, mund të infektohen dhe mund të rezultojnë në dhimbje dhe një erë të pakëndshme. Ka më shumë gjasa të preken meshkujt.”

Megjithatë, ekpertët paralajmërojnë se një numër i vogël njerëzish mund të infektohen edhe nga kontakti lëkurë me lëkurë.

Ekspertët shtuan: "Përdorimi i masave mbrojtëse zvogëlon ndjeshëm rrezikun e kontraktimit të sëmundjes, ndërsa mund të trajtohet me antibiotikë. Por rastet e rënda mund të çojnë në plagë të përhershme dhe dëmtim të organeve gjenitale, si dhe ënjtje të pa kurueshme, kështu që kjo është padyshim një gjë për t'u shqetësuar."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat