Pijet dhe ushqimi i yndyrshëm dëmtojnë pankreasin

Shëndetësia

Pijet dhe ushqimi i yndyrshëm dëmtojnë pankreasin

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Pothuajse çdo i dyti person që vuan nga diabeti preket nga pankreasi, ndërsa që çdo i treti pacient që vuan nga dhimbjet në pjesën e sipërme të barkut, nuk vuan nga lukthi, por nga funksionimi i dobët i pankreasit.

Pankreatiti kronik paraqet sekretimin joadekuat të enzimave, që për pasojë ka tretjen e pakësuar të ushqimit, karbohidrateve dhe proteinave.

Pankreasi ndërlidhet ngushtë me dhimbjet në tëmth, sëmundjet e sheqerit, por edhe me ushqimet e shpejta dhe të yndyrshme.

Personat që vuajnë nga diabeti kanë të dëmtuar funksionimin e endokrinës së pankreasit. Nëse ju shfaqet dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut, në rastet më të shpeshta ndërlidhet me lukthin, e në të treten e rasteve bëhet fjalë për dëmtimin në funksionimin e pankreasit. Mjekët sugjerojnë të hani më shpesh ushqim, së paku pesë herë në ditë. Ushqimi duhet të jetë më pak i yndyrshëm dhe i lehtë për tretje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat