Studim: Vaksinimi kundër COVID-19 mbrojtje më e mirë sesa imuniteti nga infektimi

Shëndetësia

Studim: Vaksinimi kundër COVID-19 mbrojtje më e mirë sesa imuniteti nga infektimi

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 06:45
Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë ofruan më shumë prova se vaksinat ofrojnë mbrojtje më të mirë kundër COVID-19 sesa imunitet nga infektim i mëparshëm.

Sipas një studimi të ri të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njerëzit e pavaksinuar që ishin infektuar muaj më parë kishin 5 herë më shumë gjasa të merrnin COVID-19 sesa personat e vaksinuar plotësisht që nuk ishin infektuar më herët.

Studimi shqyrtoi të dhënat nga gati 190 spitale në nëntë shtete, me rreth 7,000 pacientë të rritur që u shtruan në spital këtë vit me sëmundje të frymëmarrjes ose simptoma të ngjashme me ato të COVID-19.

Rreth 6,000 prej tyre ishin vaksinuar plotësisht me vaksinat Moderna ose Pfizer tre deri në gjashtë muaj përpara se të përfundonin në spital. 1000 të tjerët ishin të pavaksinuar, por ishin infektuar me COVID-19 tre deri në gjashtë muaj më parë.

Rreth 5% e pacientëve të vaksinuar rezultuan pozitivë për koronavirus kundrejt rreth 9% të atyre që nuk ishin vaksinuar. Studiuesit morën parasysh edhe të dhëna të tjera, duke përfshirë moshën dhe sasinë e virusit që qarkullonte në zona të ndryshme, për të llogaritur se grupi i pavaksinuar ishte në rrezik edhe më të lartë.

Studimi i bën jehonë disa kërkimeve të mëparshme, duke përfshirë studime që gjetën nivele më të larta të antitrupave që luftojnë infeksionin në pacientët e vaksinuar. Autorët treguan se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të arritur ndonjë përfundim për vaksinën Johnson & Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat