5 ‘dhurata’ që merrni, sa herë pini kafe

Shëndetësia

5 ‘dhurata’ që merrni, sa herë pini kafe

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

1. Kafeja mund të ndihmojë për t’ju mbajtur të hidratuar.
Kjo është e vërtetë, kafeja nuk ju dehidraton; në fakt ajo mund të jetë njësoj hidratuese sa edhe uji. Të paktën, kjo është ajo që treguan studiuesit e Universitetit të Birminghamit. Kështu pas vrapit herët në mëngjes jepini vetes një filxhan kafeje të ngrohtë.

2. Kafeja mund të ndihmojë kujtesën tuaj.
Personat që kanë marr tableta kafeine afërsisht të barabarta me një filxhan kafeje kishin memorje më të mirë ditën tjetër në krahasim me personat e tjerë që nuk i morën këto tableta, sipas një studimi kryer kohët e fundit. Ashtu siç hulumtimet e bëra në kuzhinën tuaj tregojnë se ju nuk mbani mend asgjë pa konsumuar një filxhan kafe në mëngjes.

3. Kafeja mund të kontribuojë në shëndetin e mëlçisë.
Shanset janë që ju nuk mund të trajtoni mëlçinë tuaj me kujdesin që meriton. Kështu që kur ju vjen një mundësi për të bërë diçka të mirë për të, duhet ta merrni në konsideratë. Kafeina në kafe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Ajo gjithashtu mund të zvogëlojë mundësinë e kancerit të mëlçisë, që është gjithmonë një lajm i mirë.

4. Kafeja është e lidhur më zvogëlimin e rrezikut nga depresioni.
Sipas një letre të paraqitur në Akademinë Amerikane të Neurologjisë, personat që pijnë kafe kanë një rrezik më të ulët për t’u prekur nga depresioni sesa ata që nuk e pijnë atë. Shkaku? Antioksidantët (ndoshta). Sigurisht, ju mund të merrni më shumë antioksidantë dukë ngrënë fruta të freskëta apo perime, por nëse nuk jeni të gatshëm të shkoni kaq larg, shumë mirë mund të konsumoni një tjetër filxhan.

5. Kafeja mund t’ju ndihmojë të bëni një paraqitje më të mirë.
Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë të konsumoni kafeinë para se të luani sport, një ndër shokët tuaj të skuadrës ka të ngjarë t’ju ketë bërë moral në lidhje me këtë. Epo tani të gjithë ata duhen ta mbyllin gojën, sepse sipas studimeve më të fundit, sportistët që kanë konsumuar kafeinë para ndeshjeve të tyre kanë rezistuar më gjatë ndaj rraskapitjes dhe kanë qënë të gatshëm të rinisin sërish. I vetmi dallim që qëndron midis jush dhe Lojërave Olimpike është ndoshta fakti që ju nuk pini mjaftueshëm kafe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat