Acidi nga vaji i palmës përshpejton metastazat e kancerit

Shëndetësia

Acidi nga vaji i palmës përshpejton metastazat e kancerit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:24
Ilustrim

Acidi yndyror që gjendet në vajin e palmës mund të ndryshojë gjenomën e kancerit, duke rritur gjasat që sëmundja të përhapet në të gjithë trupin.

Vaji i palmës është një aditiv që përdoret pothuajse në çdo gjë, nga çokollata te buzëkuqi dhe madje edhe pastë dhëmbësh dhe shampo. Përhapja e kancerit, ose metastaza, janë shkaku kryesor i shumë vdekjeve, transmeton portal arbresh.info

Sipas shkencëtarëve, njerëzit e sëmurë me kancer mund të trajtohen vetëm, por jo edhe të kurohen.

Studimi i kryer nga Instituti për Kërkime Biomjeksore në Barcelonë dhe i publikuar në reëvistën Nature, ka gjetur se acidi palmatik u zbulua se nxit përhapjen e kancerit oral dhe kancerit të lëkurës.

Shkencëtarët kanë kryer eksperiment në minjtë ku ka gjetur se acidi i vajit të palmës ka efekte të rënda anësore.

Acidet e tjera të quajtura acid oleik dhe acid linoleik, ose yndyrna omega-9 dhe omega-6 që gjenden në ushqime të tilla si vaji i ullirit dhe farat e lirit nuk janë treguar të jenë të rrezikshëm.

Megjithëse, edhe pse acidi palmitik është i lidhur me përhapjen e kancerit, ai nuk paraqet rrezik për njerëzit që kanë sëmundje kancerogjene.

“Të mësosh rreth faktorëve që shkaktojnë përhapjen e kancerit është çelësi për reduktimin e numrit të rasteve”, tha Helen Ripon, një mjeke dhe CEO e Worldwide Cancer Research

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat