Më mirë kafe apo makiato? Ja çfarë thotë shkenca

Shëndetësia

Më mirë kafe apo makiato? Ja çfarë thotë shkenca

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Shumë prej nesh mëngjesin e nisim me kafe. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit.

Por ka disa që e pinë kafenë shqeto, të tjerë me qumësht.

Një pyetje lind natyrshëm, si është më mirë ta pimë kafen, me apo pa qumësht?

Kaloritë dhe yndyrat

Një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë. Përmbajtja e këtyre të dyjave rritet në varësi të sasisë dhe llojit të qumështit të përdorur. Një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori.

Kafeina

Kafeja e bluar dhe e zier në çast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres. Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.

Aciditeti

Nëse aciditeti i tepërt ju bën dëm, atëherë qumështi mund të zbusë nivelin e tij. Njerëzit që vuajnë nga urthi thonë se qumështi e bën kafenë më të pranueshme nga organizmi.

Kalciumi

Nëse kalciumi ose vlera të tjera ushqimore janë të nevojshme për ju, atëherë mund të përdorni kafe me qumësht. Megjithatë, sasia e qumështit dhe kalciumit në një filxhan me kafe është tepër e vogël për të bërë një ndryshim madhor në shëndetin tuaj.

Intoleranca

Nëse ju jeni të prekur nga intoleranca ndaj laktozës, atëherë opsioni më i shëndetshëm për ju është kafeja shqeto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat