Hiqni qafe burimin më të madh të alergjenëve: Bëni një spërkatës natyral kundër tenjave

Shëndetësia

Hiqni qafe burimin më të madh të alergjenëve: Bëni një spërkatës natyral kundër tenjave

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Shkencëtarët egjiptianë nga Universiteti i Aleksandrisë kanë dalë me një zbulim shumë interesant

Vajrat esencialë mund të ndihmojnë shumë në luftën kundër tenjave të padukshme por të rrezikshme që jetojnë në shtrat, qilima, mobilie dhe perde.

Për të penguar përhapjen e tyre dhe për të eliminuar burimin e alergjive eventuale, është më mirë të përdorni vajin e eukaliptit dhe xhenxhefilit.

Për sprejin natyral kundër tenjave, në një litër ujë shtoni njëzet pika vaji të zgjedhur dhe përzieni në një shishe me spërkatëse.

Spërkatësi përdoreni në pjesët e stofit të mobilieve të cilat nuk mund t’i lani.

Për çarçafët, ndërresat dhe sendet e tjera të cilat i lani shpesh, përdorni vaj duke hedhur disa pika në dozën e detergjentit para se ta hidhni në rrobalarëse.

Për eliminimin e tenjave në tepihë, hidhni në sodë bikarbonati 10 pika vaj esencial dhe nëpër sitë ngadalë hidheni në gjithë tepihun. Prisni rreth gjysmë ore, pastaj pastrojeni me fshesë rryme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat