Parandaloni infeksionet si pasojë e kafshimit të mushkonjave

Shëndetësia

Parandaloni infeksionet si pasojë e kafshimit të mushkonjave

Më: 4 janar 2022 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Ditët e ngrohta verore janë bazë e mirë për sulmet e mushkonjave. Në vijim ju paraqesim disa mënyra natyrale se si ta trajtoni një gjendje si kjo.

Terapia e akullt do të zbutë të kruarat dhe parandalojë të ënjturat në vendin e kafshimit. Akulli vret nervin që shkakton të kruar dhe dhimbje. Vajrat eterike, si vaji i lisit ka ndikim kundër inflamacioneve dhe ndihmon kundër të kruarave. Shkaku se përmban edhe përbërës kundër viruseve dhe baktereve, parandalon edhe infeksionet. Hidhni dy deri tri gota uthull në vaskën me ujë të ngrohtë ose disa pika i vendosni në pambuk dhe më pas e vendosni në vendin e pickimit apo kafshimit. Uthulla e mollës ndoshta edhe është më vepruesi.

Mjalti ka një spektër të gjerë të veprimit dhe ndikimit në shëndetin në përgjithësi, përfshirë këtu edhe ndikimin kundër inflamacioneve dhe kundër baktereve.

Pak mjaltë hidhni në vendin e kafshimit nga mushkonjat apo insektet e tjera. Soda e bukës ka komponent alkaline që neutralizon ph-në dhe ekuilibron lëkurën. Vendosni pak sodë të bukës në vendin e kafshuar nga insektet, në mënyrë që të parandaloni të kruarat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat