Trashëkofsha pule me hudhër, limon dhe trumzë

Shëndetësia

Trashëkofsha pule me hudhër, limon dhe trumzë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Përbërësit:

 trashëkofsha pule (ose çfarëdo pjese tjetër), 1 qepë e thatë, 4 thelbinj hudhër (dhe gjysmën e një koke hudhre e vendosim ashtu siç është), 1limon (lëngun dhe pak lëkurë), trumzë të thatë dhe disa degë të njoma, piper të zi të sapo bluar, paprika, 1 lugë gjalpë plus pak vaj ulliri, lëng pule dhe kripë.

Përgatitja: 

Pasi e kemi larë mishin i thajmë mirë lagështirën, e marinojmë me erëza të thata dhe do i japim një pjekje sa të marë ngjyrë me gjalpin. Largojmë mishin, pastrojmë tavën dhe shtojmë vaj ulliri, qepën e grirë shumë imët, hudhrat e shtypura dhe rikthejmë mishin në tavë . Nuk do ta lëmë të skuqen por i shtojmë lëngun e një limoni dhe pak nga lëkura dhe trumzën. E lëmë disa minuta sa mishi të përthithë aromat dhe e mbulojmë me lëng pule ose ujë. Mbyllim mirë tavën mos ti dalë fare avulli gjatë zierjes dhe e lëmë deri sa salca të mpikset dhe mishi ka zier mirë. Mund ta vendosni 3 minuta në furrë në procesin grillë nëse e dëshironi mishin të pjekur fort.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat