Pija që ndihmon për humbje të peshës

Shëndetësia

Pija që ndihmon për humbje të peshës

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

"Çaji nga menta është aleati më i mirë në luftën kundër temperaturave të larta verore. Kjo pije njëkohësisht e shuan etjen, freskon dhe forcon lukthin e zorrët", thekson mjeku vjenez Hademar Bankhofer.

Gjithashtu, vaji eterik dhe mentoli nga menta freskojnë dhe në mënyrë efikase parandalojnë zhvillimin e baktereve të dëmshme në zorrë. Në mënyrë që çaji të jetë i këndshëm dhe aromatik, është me rëndësi që gjatë përgatitjes të zbutet shija e tij. Fletët e mentës i qitni në një enë, më pas u qitni ujë të valë dhe pas 20 sekondave të derdhet uji. Pastaj fletëve u qitni sërish ujë të valë.

Çaji i përgatitur në këtë mënyrë do të ketë shije më të zbutur, e mund të ëmbëltohet edhe me pak mjaltë. Ky çaj u rekomandohet edhe personave që dëshirojnë ta mbajnë linjën e trupit.

Aroma e mentës në fakt e redukton oreksin, e me vetë këtë e parandalon mbledhjen e kilogramëve të tepërt. Nëse e mbani një bimë të mentës ose një shishe të vogël me vaj të mentës në tavolinë gjatë shujtës, dëshira për ushqim do të reduktohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat