Ja si ta "hidhni" hudhrën në vesh dhe të shpëtoni nga dhimbjet e veshit

Shëndetësia

Ja si ta "hidhni" hudhrën në vesh dhe të shpëtoni nga dhimbjet e veshit

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Receta përmes të cilës mund ta përgatisni vajin shërues të hudhrës është shumë e lehtë dhe shumë shëruese. Ky vaj zakonisht përdoret për dhimbjet në vesh. Nëse asgjë më shumë, është i shijshëm.

Krejt çfarë ju nevojitet ta përgatisni këtë vaj janë thelpinjtë e hudhrës (sa më shumë, aq më mirë) dhe vaji i ullirit. Thelpinjtë e hudhrës i pastroni dhe i shtypni, i hidhni në një kavanoz të pastër dhe i mbuloni me vajin e ullirit.

Vajin e lini të qëndrojë tre ditë, duke e përzier për çdo ditë.

Vajin e kulloni dhe e zhvendosni në një shishe prej qelqit. Nëse keni infeksione të veshit ose thjesht keni dhimbje, vajin e ngrohni dhe e hidhni në vesh, 2-4 pika, tre herë në ditë (kujdes që vaji të jetë krejt i vakët). Kur ta hidhni, atëherë qëndroni shtrirë për 5-10 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat