Shenjat që tregojnë se vuani nga insomnia – problemi me gjumin

Shëndetësia

Shenjat që tregojnë se vuani nga insomnia – problemi me gjumin

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:11
Ilustrim

Insomnia (pagjumësi) është çrregullim i gjumit. Individët me insomnia e kanë të vështirë të bien në gjumë, të qëndrojnë në gjumë ose të dyja.

Vështirësitë e gjumit ndodhin të paktën tre netë në javë për të paktën 3 muaj.

Njerëzit që përjetojnë insomnia zakonisht raportojnë të paktën një nga këto simptoma:

– zgjimi shumë herët në mëngjes

– gjumë jo i mirë

– probleme për t’i zënë gjumi ose për të qëndruar në gjumë

Këto simptoma tmund të çojnë në simptoma të tjera, duke përfshirë:

– lodhje

– ndryshime të humorit

– nervozizëm

Ka trajtime farmaceutike dhe jofarmaceutike për pagjumësinë, por kura e duhur përcaktohet nga mjeku që ndjek rastin

Mund të rekomandohet gjithashtu trajnim për higjienën e gjumit. Ndonjëherë, sjelljet që ndërhyjnë te gjumi shkaktojnë insomnia.

Meditimi është gjithashtu një metodë natyrale, e lehtë dhe pa ilaçe për trajtimin e këtij çrregullimi, shkruan Anabel.

Ndryshime të tjera përfshijnë:

– shmangia e pijeve me kafeinë afër kohës së gjumit

– shmangia e ushtrimeve para gjumit

– minimizimi i kohës së shpenzuar në shtrat kur nuk keni ndërmend të flini

Alternativë tjetër është edhe aromaterapia – vajrat esencialë që mund t’ju ndihmojnë të flini janë kamomili, dru kedri, livando, dru sandali, neroli dhe portokall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat