Këto janë vlerat ushqyese të sallatës jeshile

Shëndetësia

Këto janë vlerat ushqyese të sallatës jeshile

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Sallata jeshile është një nga produktet që konsumohet më shpesh në tryezat tona, shpesh pa i njohur mirë vlerat ushqyese të saj në organizëm. Ajo është e përbërë nga një sasi e lartë uji, vitamine A, vitamine C, vitamine B6, vitamine K, betakarroteni, si dhe nga një sërë mineralesh.

Lufton pagjumësinë

Mendohet se konsumi i sallatës jeshile ndihmon në reduktimin e pagjumësisë, në sajë të një përbërësi të njohur si “opiati i sallatës”, i cili mban emrin Lactocarium dhe ka efekt të butë në shmangien e pagjumësisë.
Parandalon aneminë. Sallata jeshile përmban acid folik dhe vitaminë B12, dy elementet që së bashku me hekurin ndihmojnë në eritropoezë, pra në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Në momentin që konsumoni sallatë, ju merrni sasi të larta të këtyre dy elementëve, të cilët së bashku me sasinë e hekurit që merrni prej produkteve të tjera ushqimore, ndihmojnë në parandalimin e anemisë.
Është parë si një kurë tepër efektive, sidomos tek nënat shtatzënë në tremujorin e fundit të shtatzënisë, kur është dhe më e shpeshtë anemia megaloblastike.

Parandalon kancerin

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit thuhet se gjithë ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të vitaminës A dhe vitaminës C, ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Duke qenë se sallata jeshile i përmban të dyja këto vitamina, mendohet të jetë edhe ajo një parandaluese e sëmundjeve neoplazike.

Përmbajtja e lartë në vitaminë K

Vitamina K sigurohet prej ushqimeve, ose prej prodhimit nga bakteret në zorrë. Ndër ushqimet me përmbajtje të konsiderueshme të saj, futet edhe vitamina K.
Vitamina K ndihmon në prodhimin e shumë faktorëve të koagulimit në mëlçi dhe pa praninë e saj, nuk do të mund të prodhoheshin faktorët e koagulimit dhe nuk do të mund të realizohej ky proces jetik për jetën e secilit nga je.
Ndaj, sallata jeshile themi se na ndihmon edhe në këtë aspekt, duke qenë se përmban edhe vitaminë K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat