Studimi: Foshnjet, më pak gjasa të shtrohen në spital me COVID-19, nëse nënat vaksinohen gjatë shtatzanisë

Shëndetësia

Studimi: Foshnjet, më pak gjasa të shtrohen në spital me COVID-19, nëse nënat vaksinohen gjatë shtatzanisë

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Një studim i publikuar të martën nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) sugjeron se foshnjat kanë më pak gjasa të shtrohen në spital me COVID-19, nëse nënat e tyre vaksinohen gjatë shtatzënisë.

Sipas studimit, foshnjat e atyre nënave të cilat kishin marrë dy doza të një vaksine të prodhuar me teknologjinë mRNA gjatë shtatzënisë, kishin rreth 60% më pak gjasa të shtroheshin në spital gjatë 6 muajve të parë të jetës. Mundësitë rriten nëse nënat vaksinohen pas 20 javëve të para të shtatzënisë.

Agjencia u ka bërë thirrje të gjitha grave shtatzënë, atyre që ushqejnë foshnjet me gji, apo që planifikojnë të mbeten shtatzënë, të vaksinohen kundër koronavirusit. Ky i fundit rrit rrezikun e një sërë ndërlikimesh, përfshirë lindjen e parakohshme, apo vdekjen e foshnjeve në barkun e nënës.

Studiuesit e CDC-së i bazuan konkluzionet e tyre nga monitorimi i 379 foshnjave që ishin shtruar në 20 spitale pediatrike nëpër të gjithë vendin, prej korrikut të vitit 2021 deri në janar të këtij viti, përfshirë dhe 176 foshnje të infektuara me COVID-19./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat