Si të humbisni peshë me anë të 4 mënyrave të thjeshta

Shëndetësia

Si të humbisni peshë me anë të 4 mënyrave të thjeshta

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Pini sa më shumë ujë gjatë ditës

Uji nuk ka kalori dhe është një hidratues i përkryer dhe ju nevojiten të paktën 8 gota ujë natyral në ditë. Mos e zëvendësoni atë me lëngjet e frutave, pasi pavarësisht se lëngjet janë shumë të shëndetshme, mos harroni se përmbajnë kalori dhe nëse e teproni me to, mund ta teproni me karbohidratet pa e vënë fare re.

Largoni plotësisht nga menuja bukën e bardhë, orizin dhe pastën

Ju do të keni mundësi të arrini peshën ideale vetëm nëse dini të distancoheni nga “mëkati i bardhë” siç janë: buka e bardhë, sanduiçet, orizi i bardhë dhe pasta po me miell të bardhë.

Dhe nëse doni të humbisni në peshë, mos e zëvendësoni miellin e bardhë me atë integral, por me perime të shëndetshme. Për shembull nëse më parë do të konsumonit një sanduiç me pulë dhe majonezë, tashmë mund të konsumoni një sallatë jeshile me fileto pule, pomodorini, kastravec, misër etj, pra një pjatë me shumë vlera ushqyese dhe që ju ban në formë.

Largoni plotësisht nga menuja pijet e gazuara dhe lëngjet e konservuara

Pijet e gazuara dhe lëngjet e konservuara të frutave nuk duhet të kenë aspak vend nëse keni vendosur të arrini linjat tuaja perfekte trupore, pasi përveç se ato janë të dëmshme për shëndetin për shkak të përmbajtjes së tyre, ato kanë edhe një sasi shumë të lartë sheqeri industrial si dhe kanë shumë kalori.

Sakrifikoni të paktën një ushqim nga zakoni juaj ditor

Nëse jeni mësuar të konsumoni patatina gjatë orarit të punës apo një ëmbëlsirë pas darkës, mundohuni të hiqni fillimisht dorë nga njëra prej tyre. Pas disa kohësh ju do të harroni fare se më parë e konsumonit atë çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat