A po i ndryshon Covid ëndrrat tona? Si të parandaloni makthet

Shëndetësia

A po i ndryshon Covid ëndrrat tona? Si të parandaloni makthet

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Covid-19 ka ndikuar në mënyrën se si ne ëndërrojmë. Gjatë pandemisë, njerëzit kanë raportuar se kujtojnë një sasi në rritje të ëndrrave që duken si ndodhi të vërteta, shpesh shqetësuese.

Pandemia ka prekur shumë pjesë të jetës sonë dhe ka rritur stresin për shumë prej nesh ndaj nuk është për t'u habitur që ka ndikuar edhe te ëndrrat. Ëndrrat pandemike mund të jenë mënyra e trurit për të përpunuar ngjarjet dhe emocionet që kemi përjetuar në orët e zgjimit.

A mund të shmangni ose parandaloni makthet e Covid? Nëse keni pasur makthe, mund të pyesni veten se si mund t'i shmangni ose parandaloni. Mund të provoni disa metoda në shtëpi, shumica e të cilave përfshijnë reduktimin e stresit dhe promovimin e një gjumi të mirë gjatë natës.

Gjeni mënyra për të ulur stresin

Nëse mendoni se stresi është një faktor i rëndësishëm për makthet, përpiquni të gjeni mënyra për ta zvogëluar atë. Është e mundur që mund t'ju duhet të provoni disa masa për lehtësimin e stresit përpara se të gjeni disa që janë efektive. Disa shembuj janë:
- nisja e një rutine ushtrimesh
- joga ose meditim
- një hobi që ju pëlqen
- shëtitje e gjatë
- leximi i librave
- dëgjimi i muzikës qetësuese
- provoni aromaterapinë

Vendosni një rutinë para gjumit

Të paturit një rutinë para gjumit mund t'ju ndihmojë të qetësoheni dhe të relaksoheni. Disa mënyra:
- caktorni orarin që doni të shkoni në shtrat dhe doni të zgjoheni
- sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e qetë, e errët dhe me një temperaturë e rehatshme
- dush i ngrohtë para gjumit
- mospërdorimi i pajisjeve elektronike
- shmangia e gjërave si kafeina, alkooli dhe nikotina në mbrëmje

Bëni stërvitje

Ushtrimi i rregullt është i mirë për shëndetin e përgjithshëm. Gjithashtu mund t'ju ngrejë humorin dhe t'ju ndihmojë të ndiheni të lodhur në mbrëmje.

Lidhuni me njerëzit e tjerë

Lidhja me të tjerët është një mënyrë jetike për të gjetur mbështetje dhe për të mbështetur të tjerët. Kur është e mundur, përpiquni të kaloni kohë me familjen dhe miqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat