Pse shkaktohet kapsllëku dhe çfarë duhet të bëni që ta largoni atë?

Shëndetësia

Pse shkaktohet kapsllëku dhe çfarë duhet të bëni që ta largoni atë?

Më: 12 mars 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Lëvizjet e parregullta të zorrëve dhe kapsllëku mund ta bëjnë njeriun të ndihet vërtet i shqetësuar dhe gjithashtu të çojë në probleme të tjera të tretjes.

Nga mënyra se si uleni, e deri te ngrënia e ushqimeve, kapsllëku mund të ndodhë për arsye të ndryshme.

Sipas ekspertës, Ayurvedic Dixa Bhavsar kapsllëku shkaktohet kryesisht për shkak të një çekuilibri në organizëm, shkruan Indianexpress.

Ajo tregoi se shkaktar tjerë të kapsllëkut mund të jenë ushqimet e thata, të ftohta, pikante, të skuqura dhe të shpejta.

Gjithashtu, njëri nga shkaktarët, sipas saj mund të jetë edhe ngrënia e vonë e darkës.

Bhavsar tregon se për ta shmangur kapsllëkun është e domossdoshme që të pini një gotë ujë të vakët ose një gotë qumësht të ngrohtë në mëngjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat