Mësoni më shumë rreth periodave: Çka tregon ngjyra e tyre

Shëndetësia

Mësoni më shumë rreth periodave: Çka tregon ngjyra e tyre

Më: 16 mars 2022 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Nuk ka asgjë më pak të parashikueshme sesa ngjyra e periodave! Ajo ndryshon nga një ditë në tjetrën dhe pavarësisht se e kemi pranuar si fakt, jo gjithmonë e dimë çfarë e shkakton ndryshimin e ngjyrës apo se çfarë nënkupton secila prej tyre.

Ngjyra e periodave zakonisht përcaktohet nga kohëzgjatja e hemoragjisë së mbetur në mitër dhe vaginë. Me kalimin e kohës, e kuqja bëhet gjithnjë e më e errët derisa shkarkimi të përfundojë plotësisht.

Perioda me gjak rozë
Gjaku rozë zakonisht është i pranishëm në fillim të menstruacioneve, kur gjaku i freskët miksohet me mukozën vaginale, duke krijuar kështu ngjyrë më të hapur të periodave.

Perioda në ngjyrë të kuqe të errët

Gjaku errësohet me kalimin e ditëve të ciklit. Gjaku i kuq i errët shihet më shpesh në mëngjes ose pasi keni qëndruar shtrirë për një kohë të gjatë- sa më e gjatë të jetë koha që i duhet gjakut për të kaluar në mitër, aq më shumë kohë duhet që ai të oksidohet.

Ngjyra kafe e periodave
Kjo zakonisht shihet në ditët e fundit të periodave, para se të largohen plotësisht. Ky gjak (që duket shpesh në ngjyrë të zezë) kërkon shumë kohë për t’u oksiduar. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ngjyra e zezë e periodave
Edhe nëse e shihni këtë ngjyrë, s’ka nevojë për panik. Ekspertët e quajnë “gjak i vjetër” pasi ka kohë që qëndron në mitër dhe mund ta shihni në ditët e fundit, kur hemoragjia është reduktuar ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat