Përdorimi i shprehjeve të pamenduara nga prindërit shton konfuzionin dhe padurimin tek fëmijët

Shëndetësia

Përdorimi i shprehjeve të pamenduara nga prindërit shton konfuzionin dhe padurimin tek fëmijët

Më: 27 mars 2022 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

“Vrite mendjen, mos rri si guak”, gati i hakërrehet nëna ose babai fëmijës, që nuk kryen dot një veprim apo të japë një përgjigje. Shprehja “vrite mendjen” përdoret rëndom në të folurën e përditshëm. Kjo shprehje, është shprehje e pamenduar dhe e pavetëdijshme, sepse po të ishte ndryshe, ne nuk do ta përdornim fare, e aq më shumë tu drejtoheshim fëmijëve.

Prindër, dëgjojeni veten se çfarë i kërkoni fëmijës, të “vrasë” dhe kë mendjen dhe sikur nuk mjafton fjala “vrite”, shtohet edhe “guaku”. Ajo, që është e keqe në këtë dialog, është fakti, që prindërit nuk e dëgjojnë veten, nuk e dinë se çfarë po i thonë fëmijës dhe ku po ja thonë këto fjalë. Vetë të rriturit, kur dëgjojnë fjalën vrasje, po edhe kur dëgjojnë “guak”, në mënyrë të vetëvetishme tkurren nga frika, atëherë, pse pikërisht këto fjalë të frikshme përdorin për të nxitur fëmijën dhe për çfarë, për të mësuar?!

Edhe pse përdoren, për të vënë në punë mendjen, për të gjetur një zgjidhje prap është një gjetje e keqe, madje shumë e keqe, që e tremb dhe e bën konfuz fëmijën.

Në fakt fëmija atë bën, e vret realisht mendjen e tij, kur prindërit në vend, që të ndihmojnë për të lehtësuar fëmijën, në të kuptuarit dhe të pranuarit, që nga bota e deri te vetja, i shtojnë konfuzionin me padurimin dhe me përdorjen e fjalëve pa i menduar dhe pa i kuptuar, por thjesht të shtyrë nga impulsi i padurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat