Rreziqet dhe përfitimet e konsumimit të qumështit të bajames në shtatzëni

Shëndetësia

Rreziqet dhe përfitimet e konsumimit të qumështit të bajames në shtatzëni

Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Qumështi është një ushqim themelor gjatë shtatzënisë, sepse përmban të gjitha vitaminat e nevojshme për një shtatzëni të shëndetshme. Megjithatë, jo të gjithë mund ta pinë atë. Ka nga ata që kanë zgjedhur një dietë vegane dhe nga ata që, nga ana tjetër, janë intolerantë ndaj laktozës. Në këtë rast çfarë mund të bëhet? Provoni qumështin e bajames.

Qumështi i bajames është i pasur me kalcium, proteina, hekur dhe vitamina A, E, B dhe D, së bashku me sasi të ulëta të yndyrës dhe kolesterolit. Në një filxhan, pra rreth 240 ml, ka 40 kalori, një gram proteina dhe 3 gram yndyrë. Me pak fjalë, ajo çfarë mund të përkufizohet si një kompromis i mirë ushqimor.

PËRFITIMET NË SHTATZËNI

Përmban antioksidantë: Ka një përqendrim të lartë të vitaminës E, e cila mund të ndihmojë gratë shtatzëna të zvogëlojnë efektet negative të stresit oksidativ.

Mbron zemrën: ka një sasi të vogël të acideve yndyrore omega-3, të cilat janë të dobishme në ruajtjen e sistemit kardiovaskular.

Është i mirë për kockat: është një burim i cilësisë së lartë të kalciumit. Do t’ju ndihmojë të plotësoni kërkesën tuaj të rritur për kalcium, duke ruajtur gjithashtu forcën dhe qëndrueshmërinë e indeve tuaja kockore.

Parandalon hipertensionin: Magnezi është i pranishëm në qumështin e bajameve dhe është i dobishëm për ruajtjen e niveleve normale të presionit të gjakut.

Mund ta pini në rast diabeti: ka një indeks të ulët glicemik.

Është i mirë për lëkurën: prania e vitaminës E mund të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës të re dhe të shëndetshme duke parandaluar njollat, hiperpigmentimin dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit.

RREZIQET

Probleme me tretjen: Një tepricë e bajameve mund të shkaktojë probleme me tretjen si të përziera, shqetësime në stomak, dizenteri dhe probleme me zorrët.

Mbindjeshmëri: Nëse bajamet hahen pa i njomur më parë gjatë natës, ato mund të zhvillojnë mbindjeshmëri.

Alergji e mundshme nga arrat: Meqenëse qumështi i bajames përmban arra, nuk është një zgjedhje e mirë nëse vuani nga alergjia.

Ndikimi në gjëndrën tiroide: Për shkak të natyrës së tyre goitrogjene, bajamet mund të dëmtojnë funksionin e gjëndrës tiroide duke ndërhyrë në prodhimin e hormoneve tiroide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat