Këto janë 3 arsyet përse keni më shumë gjakderdhje se zakonisht gjatë periodave

Shëndetësia

Këto janë 3 arsyet përse keni më shumë gjakderdhje se zakonisht gjatë periodave

Më: 11 prill 2022 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Ngjyra, sasia, rregullsia e periodave mund të thotë shumë për shëndetin e një gruaje. Si i përjeton një femër nuk i përjeton një tjetër dhe nëse mendoni se diçka nuk shkon me ciklin tuaj, nuk do të thotë domosdoshmërisht që keni një problem shëndetësor.

Të tilla çrregullime mund të ndodhin për shumë arsye, por sipas ekspertëve nëse këto të fundit nuk zgjidhen për 3 muaj atëherë duhet të bëni një kontroll.

Nëse problemi juaj është gjakderdhje e rëndë dhe perioda të tejzgjatura dhe kjo gjë ka vazhduar për më gjatë se 3 muaj, ju mund të keni një nga problemet e mëposhtme.

1.Keni ndryshuar kontraceptivët/ Pilulat hormonale të kontrollit të lindjes shpesh rregullojnë dhe pakësojnë periodat, por nëse ju i ndryshoni ato, për rreth disa muaj ju do të keni cikël më të rëndë.

2.Ndoshta po kaloni në menopauzë/ Ndonëse nuk mund të parashikosh saktësisht se kur një grua kalon në menopauzë, ju mund ta kuptoni këtë gjë nëse disa muaj para keni shumë gjakderdhje dhe cikël të tejzgjatur. Ndryshimet menstruale janë shenja e parë që ka lidhje me menopauzën.

3.Po përdorni hollues gjaku/ Antikoagulantët, shpesh të njihura ndryshe si hollues të gjakut mund të bëjnë që gjatë ditëve të ciklit një femër të ketë më shumë gjakderdhje se zakonisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat