Përmirësoni cilësinë e ajrit duke ndjekur këto këshilla

Shëndetësia

Përmirësoni cilësinë e ajrit duke ndjekur këto këshilla

Më: 22 prill 2022 Në ora: 09:02
Ilustrim

Ndotja e ajrit tanimë është kthyer në shqetësim tepër serioz për shëndetin. Mund ta keni vënë re kur në mëngjes qytetin e mbulon një mjegull tymi, apo të nuhasni ajrin me aromën e rëndë që e karakterizon.

Me shtimin e popullsisë, makinave, përdorimit të aparaturave që emetojnë gaze, apo krizës së zjarreve dhe thatësirës së viteve të fundit, vendet po punojnë edhe me aktivizimin e qytetarëve për të kontribuar në uljen e këtyre faktorëve.

Teknika që po këshillohet është ajo e reduktimit të dëmit duke përdorur alternativa të cilat nuk emetojnë tym. Më poshtë do t’ju tregojmë disa prej ndryshimeve që janë edhe investime në një të ardhme të pastër.

Ndryshoni makinën me versionet elektrike

Krahasuar me veturat që funksionojnë me karburant, makinat elektrike u prodhuan pikërisht për të shmangur emetimin e gazeve që ndikojnë tek efekti serë. Sipas raportit evropian lidhur me efikasitetin e këtyre makinave teknologjike, të dhënat treguan se ato lëshonin deri në 30% më pak substanca të dëmshme në ambient. Duke u konsideruar kështu; alternativë për përmirësimin e ajrit.

Ndriçohuni me llampat mike të mjedisit

Pika e fortë që do t’ju bëjë të zëvendësoni llampat e vjetra me ato LED, qëndron tek kostoja. Sipas studimeve këto llampa ulin faturën tuaj të energjisë. Nga ana tjetër, llampat LED janë deri në 80% më efikase se ato inkadeshente. Ky ndryshim tregon se temperatura e ajrit ulej dukshëm, por edhe eliminohej lëshimi i oksidimit në ambient. Oksidimi ndikon tek radikalet e organizmit që mbrojnë nga bakteret, pra tek imuniteti ynë.

Reduktoni tymin e cigares

Në botë ka rreth 1 miliardë persona që pijnë cigare dhe emetojnë tymin e saj në ajër. Kjo shifër është akoma edhe më e madhe kur krahasohet me të dhënat nga Medical News Today ku tregohet se djegia e cigareve shkakton më shumë ndotje të ajrit se makinat për të njejtën hapësirë. Gjithçka lidhet me faktin se tymi i lëshuar kur cigarja digjet, përmban rreth 6000 substanca të dëmshme.

Ndaj, për personat e rritur që zgjedhin të vazhdojnë të përdorin duhanin, sugjerohet kalimi tek alternativat pa tym. Pajisjet me ngrohje, ulin deri në 95% emetimin e kimikateve të tymit të cigares, duke reduktuar kështu dëmin që i shkaktohet ajrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat