Simptomat që paralajmërojnë për mosfunksionimin e veshkave

Shëndetësia

Simptomat që paralajmërojnë për mosfunksionimin e veshkave

Më: 22 prill 2022 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Një nga simptomat më të shpeshtë të sëmundjeve të veshkave është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës. Dhimbja shfaqet zakonisht në mëngjes, derisa ndjeni edhe vështirësi gjatë urinimit. Në vijim ju paraqesim edhe disa shenja që ndërlidhen me mosfunksionimin e veshkave.

LËKURË TË SKUQUR, TË THATË DHE TË KRUARA

Kjo është simptomë standarde se diçka nuk është në rregull me veshkat. Nëse lëkura shpesh ka të kruara pa ndonjë arsye, atëherë është e mundur të keni veshkat e dëmtuara.

NDRYSHIMET NË FUNKSIONIMIN E URINËS V

eshkat janë përgjegjëse për sekretimin urinës, e shkaku i çrregullimit mund të vijë deri te ndryshimet në sekretim. Urina mund të jetë me avull, të përmbajë gjak, ndjenjë presioni ose vështirësi gjatë urinimit të shpeshtë.

TË ËNJTURA NË PJESË TË NDRYSHME TË TRUPIT

Dëmtimet e veshkave rezultojnë me grumbullim të lëngjeve në pjesë të caktuara të trupit, keni fytyrë të fryrë, këmbë dhe duart të ënjtura, nyja dhe shputa. Kjo tregon se dëmtimi është i madh dhe duhet reaguar menjëherë.

LODHJE DHE PLOGËSHTI

Hormoni eritropoetinë, që e prodhojnë veshkat, ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, që ka rol në dërgimin e oksigjenit në qeliza. Dëmtimi i veshkave pakëson prodhimin e këtij hormonit dhe vjen deri te pakësimi i qelizave të kuqe të gjakut, e kështu vjen deri te anemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat