Ndikimi i kafeinës në ciklin menstrual…çfarë duhet të dimë?

Shëndetësia

Ndikimi i kafeinës në ciklin menstrual…çfarë duhet të dimë?

Më: 15 maj 2022 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Kafeina ka efekte të ndryshme në trupin tonë, duke ndikuar në shendetin mendor, por edhe atë fizik. Por, çfarë po i bën ciklit tonë menstrual?

Një studim i mbi 400 grave të shëndetshme, para menopauzës zbuloi se gratë që konsumonin shumë kafeinë (mbi 300 mg në ditë) kishin dy herë më shumë gjasa të kishin një cikël të shkurtër menstrual (më pak se 25 ditë) krahasuar me gratë që nuk pinin kafe. “Mekanizmi me të cilin kafeina mund të ndryshojë kohëzgjatjen e ciklit menstrual nuk është i qartë, por një efekt i tillë mund të ndodhë nëpërmjet efektit të kafeinës në hormonet seksuale ose receptorët e hormoneve,” shkruajnë studiuesit. Ato që pinin kafeinë kishin gjithashtu më pak gjasa të kishin perioda të gjata, ndoshta për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut të mitrës.

A i ndihmon kafeina dhimbjet e menstruacioneve, apo i përkeqëson ato?

Nëse po pyesni veten: “A i ndihmon kafeja dhimbjet e menstruacioneve?” përgjigja e shkurtër është: jo. Kafeina bllokon një hormon që mund t’i bëjë enët e gjakut (të cilat janë të pranishme në mitër) më të vogla, duke ngadalësuar rrjedhën e gjakut. Kafeja gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion dhe fryrje, duke shtuar dhimbjen e barkut. Pra, pirja e kafesë mund t’i përkeqësojë ngërçet.

A mund t’ju japë kafeina marramendje dhe të përziera para ose gjatë menstruacioneve?

Nëse keni përjetuar “të përziera nga kafeja”, mund të jetë një shenjë se keni pasur shumë kafeinë. Djersitja, shqetësimi, vjellja, diarreja dhe ankthi janë të gjitha simptoma të mbidozës së kafeinës. Kafeina e tepërt mund t’ju bëjë gjithashtu marramendje. Marramendja mund të nënkuptojë se trupi juaj nuk po pompon mjaftueshëm gjak në tru, pasi kafeina stimulon rrahjet e zemrës dhe rrit presionin e gjakut.

Sa kafe është në rregull para dhe gjatë menstruacioneve?

FDA deklaron se 400 mg kafeinë në ditë është e sigurt për shumicën e të rriturve (rreth katër filxhanë kafeje). Kur bëhet fjalë për të pirë kafe gjatë menstruacioneve ose PMS, ekspertët rekomandojnë kufizimin e marrjes së kafeinës, por sasia e saktë që mund të pini do të varet nga mënyra se si trupi juaj e përpunon kafeinën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat